Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias është takuar me minstren Olta Xhaçkanë Bruksel, ku ndodhen për samitin e BE.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dendias ndan një foto ku shihet me Xhaçën, teksa shkruan se kanë diskutuar për me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për akuzën e vjedhjes së votës.
“Në margjinat e takimit të sotëm të BE në Bruksel, u takova me homologen e ShqipërisëOlta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendoas në postimin e tij.
Më herët ministri Dendias kishte theksuar se çështjen e Belerit do ta ngrihet në Këshillin e Punëve të Jashtme.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Heimarra, z. Beleris. Prej aty kam ndërmend të takohem me homologun tim shqiptar menjëherë më pas. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.
Diskutime rreth kësaj post