Agron Gjekmarja, zëvëndëskryetari i Kuvendit ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Kryetaren e Bashkisë Korfuz, Merope Hydraiou.
Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.
Qyteti është shtëpi e mijëra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit.
Zëvendëskryetari Gjekmarkaj dhe kryebashkiakja Hydraiou diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Korfuzit dhe qyteteve shqiptare, bashkëpunimin mes qeverive dhe institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse dhe si instrument për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.
Diskutime rreth kësaj post