Dy nga personat e plagosur në aksidentin në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas pasditen e sotme, po transportohen drejt Tiranës.
Ata raportohen të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë, ku pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe për pasojë mbetën të plagosur 6 persona, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.
Dëme materiale janë shkaktuar edhe tek autobusi.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.
Diskutime rreth kësaj post