Mes situatave më të komentuara të edicionit të dytë të “Big Brother”, nuk u la pas dhe pa u komentuar veprimi i Luzit kur bllokoi në lavaman Kiarën, ku të gjithë e cilësuan si dhunë ndaj saj.
Mes të pathënave, debateve dhe situatave, ish-konkurrentët kanë sqaruar të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë në Post Big Brother VIP Albania.
Teksa i janë rikthyer sërish një situate mjaft të komentuare rreth Luizit dhe Kiarës, ku artistit shkodran bllokoi moderatoren në lavaman.
Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luizi Ejlli mendon se publiku u kthye kundër tij kur bllokoi Kiara Titon pas lavamani për shkak të një loje, për shkak të mënyrës sesi ajo reagoi ndaj tij.
Teksa u rikthyen te momentet më kulminante mbrëmë në “Post Big Brother”, këngëtari i njohur u shpreh se publiku është prekur nga reagimi i Kiarës e cila qau, prandaj janë kthyer kundër tij.
“Sa i përket zhgënjimit të njerëzve. Unë e them edhe pse do duket se ja lëshoj fajin Kiarës. Ajo që zemëroi kaq shumë publikun ishte reagimi i saj, jo gjesti apo akti që bëri. Pavarësisht se erdhën si rrjedhojë e kësaj. Aty filluan të merreshin me detaje. Mënyra si reagoj kjo më bëri të dal shumë keq. Për mua nuk do bëhej e madhe siç është bërë. Reagimi që bëri mrapa duke më pa me lot në sy, duke më thënë s’më respekton, s’je pronari im, jo vendos lojën para meje. Këto fjalë godasin te njerëzit se ky ka thënë e dua”, tha Luizi.
Nga ana tjetër, Kiara e preku përciptazi këtë situatë, por pa fajësuar partnerin e saj.
“Unë në atë periudhë kanë qenë disa situata që më patën rënduar, gjëja më e vogël të ndodhte mua më nervozoi, thoja përse nuk kapi Dean, përse nuk kapi Oltën, përse bash mua. Nga ana ime se kam përmendur ndonjëherë se ka përdorur dhunë ishin nerva të momentit”, theksoi Tito.
Diskutime rreth kësaj post