Për dy ditë me radhë në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Atletikës, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në vend, që janë pjesë e skuadrave të ndryshme.
Në këtë event nuk pati surpriza, teksa Luiza Gega, u shpall atletja më e mirë në kategorinë e femrave, teksa për meshkuj ishte sportisti i Vllaznisë Franko Burraj që mori medalje të arta.
Në renditjen e ekipeve për femra spikati Tirana, që la pas Skënderbeun si edhe Teutën.
Te meshkujt ekipi më i mirë doli Vllaznia, ndërsa në vendin e dytë Skënderbeu dhe më pas Partizani.
Pengesë në këtë event gjatë ditës së dytë u bënë rreshjet e shiut, çka shtynë garën me disa orë dhe nuk lejuan garuesit të jepnin më të mirën në pistë.
Meshkuj
Renditja ekipore: Tirana 175 pikë, Skënderbeu 113 pikë, Partizani 38 pikë
Atleti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)
200m Franko Burraj (Vllaznia), 21”25
400 mFranko Burraj (Vllaznia), 48”60
Femrat
Renditja ekipore: Vllaznia 183 pikë, Skënderbeu 69 pikë, Teuta 27 pikë
Atletja më e mirë: Luiza Gega (Tirana)
3000m/p, Luiza Gega (Tirana), 9’36”58
10000m, Luiza Gega (Tirana), 35’49”53
Diskutime rreth kësaj post