Tashmë postimet në ‘Instagram’, janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse, deri më tani, sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.
“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.
Nga ana tjetër, mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin.
Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.
“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.
Eksperti i IT-së, nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani, ku paguhen me shifra të larta për një postim.
“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim. Njerëzit që Top Channel i ka marrë, i ka ngritur dhe nuk do të dinë ta mbajnë. Shumë shpejt kjo famë mund t’i venitet, por nuk është se ka qenë merita e tyre 100 % por e televizionit që i ka lançuar”, tha Kallanxhi.
Diskutime rreth kësaj post