Më 12 qershor 2023, një 39-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e gruas së tij, po ashtu shqiptare, do të ulet në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Përbashkët të Assencës në Kos. Shqiptari, i cili është liruar me kushtin shtrëngues të largimit nga shtëpia, është arrestuar nga Policia e Rodosit më më 23 qershor 2021.
Në të njëjtën ditë dhe pak kohë më parë ai u denoncua nga gruaja e tij se pasi e kishte goditur dhe kërcënuar e kishte përdhunuar. Pas marrjes në pyetje, i pandehuri nuk e pranoi akuzën dhe pretendoi se ishte një keqkuptim.
27-vjeçarja ka treguar se është e martuar prej 10 vitesh me 39-vjeçarin dhe se kanë dy fëmijë, një djalë 9-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare. Që nga fillimi i martesës së tyre, ajo është përballur me probleme, siç tha ajo, për shkak të dhunës së tij psikologjike dhe verbale, por edhe për shkak se ai e detyronte atë që të kryente me zor marrëdhënie seksuale.
Mediat greke raportojnë se shqiptarja më 22 qershor 2021, u kthye në shtëpi me burrin e saj pas punës. Fëmijët po flinin në dhomë, ndërsa pasi ajo kishte bërë një banjë, burri i saj kishte abuzuar me të. “Ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”, mësohet t’i ketë thënë shqiptari gruas, dhe më pas e kishte goditur. Ndërkohë, 39-vjeçari ka mohuar akuzën e përdhunimit, ndërsa ka pohuar se e njeh bashkëshorten prej afro 12 vitesh dhe se janë martuar në vitin 2010. Tashmë ai do të duhet të përballet me akuzat për përdhunim dhe dhunim të gruas së tij.
Diskutime rreth kësaj post