Evropa është përfshirë nga përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura. Italia ka qenë vendi më i prekur, ku deri më tani kanë humbur jetën 14 persona dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Reshjet e dendura të shiut kanë ‘pushtuar’ Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinë, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete. Në qytetet; Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac kanë luftuar me përmbytjet ditët e fundit, por deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të plagosur.
Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore, pasi lumenjtë Una dhe Glina, shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika Kladusa dhe Bosanska Krupa.
Diskutime rreth kësaj post