Sipërmarrsja e njohur Arba Gramo, në lidhje me ndërhyrjet estetike në vendin tonë, në gjykimin e saj I konsideron si veprime të cilat vijnë nga një kulturë maskiliste.
Në një intervistë televizive, ajo tha se vajzat janë mësuar me kulturën që duhet ta mbajë burrin ndërsa shtoi se këto të fundit përpiqen që të bëjnë çdo gjë që t’i pëlqejnë partnerit.
“ Vajza përpiqet që të bëjë ndërhyrje, në mënyrë që të duket se vajza që i dashuri sheh në internet. Jemi një kulturë maskiliste dhe në këtë kulturë meshkujt mendojnë se kanë mundësi që të zgjedhin kë të duan dhe si të duan. Janë vajzat ato që mezi po presin të gjejnë dikë. Ne na kanë mësuar që ti je ajo që duhet të mbash burrin, të jesh e dashura e burrit. Kryesore është që të mbash burrin sot është që burri të mos shikojë në internet ose të paktën të mos të gjejë në internet dikë që të mund të të gjej ty. ”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post