Një nga parakushtet kryesore për një shëndet të mirë është gjumi me cilësi të mjaftueshme. Ekspertët pohojnë se ka ushqime që kanë një efekt të favorshëm në gjumë dhe pushim cilësor, në mënyrë që të nesërmen të përballemi më të gatshëm për punë të reja dhe fitore jetësore.
Para se të shkoni të flini gjumë, mund të konsumoni shtatë lloje ushqimesh për të pasur një gjumë më cilësor.
Çaj kamomili
Ju ndoshta e dini tashmë se çaji i kamomilit u përket qetësuesve natyralë. Ky çaj përmban antioksidantë që mund të nxisin përgjumjen, kurse pirja e tij para gjumit është treguar se përmirëson cilësinë e përgjithshme të gjumit.
Mish gjeldeti
Nutricionistët pohojnë se mishi i gjelit të detit është i mrekullueshëm për darkë, nëse dëshironi të flini mirë. Gjeli i detit përmban sasi të mëdha të proteinave dhe triptofanit dhe dihet se këto dy substanca reduktojnë lodhjen.
Bajame
Melatonina është një nga ato substanca të dobishme për gjumë cilësor. Bajamet janë një burim i melatoninës dhe mineralit të magnezit, i cili gjithashtu përmirëson gjumin. Këta dy përbërës të kombinuar janë një zgjedhje e shkëlqyer si një mesvakt të shëndetshëm para gjumit.
Kivi
Kjo frutë e gjelbër dhe e shijshme, përveçse është një thesar i vitaminës C, është i pasur me serotoninë dhe antioksidantë, dhe të dyja mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit nëse hahet para gjumit.
Lëng vishnje
Përveçse është i shijshëm, lëngu i vishnjës përmban hormonin melatoninë, i cili nxit gjumin dhe mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më qetë.
Peshku i yndyrshëm
Peshku i yndyrshëm është i pasur me vitaminë D dhe acide yndyrore omega-3, dhe të dyja kanë veti që mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit tuaj.
Fruta arrore
Përveç bajameve, si ushqim para gjumit rekomandohen edhe arrat. Ato kanë disa veti që mund të nxisin gjumë më të mirë. Për shembull, ato janë një burim i shkëlqyer i melatoninës dhe yndyrave të shëndetshme.
Diskutime rreth kësaj post