Gazetari Arian Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se në Shqipëri nuk janë bërë ndonjëherë zgjedhje, me përjashtim të 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime.
Kjo, sipas tij ndodhi pasi për herë të parë në 30 vjet Berisha nuk i preku zgjedhjet. Çani u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit ka prova pafund që tregojnë se vota u tjetërsua.
“Këtu zgjedhje nuk janë bërë ndonjëherë, me përjashtim të 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime. Me sa duke për herë të parë në historinë e këtyre 30 viteve doktori vendosi të mos i prekte zgjedhjet. Sot duam s’duam ne ka prova pafund që administrata është përfshirë, heqja e numëruesve të opozitës, heja e logos, këto e tjetërsojnë votën. Mos ta quamë vjedhje, por është tjetërsim vote. Kjo nuk bëhet në 1 ditë , premtimet për pensionet dhe rrogat s’u hodhën kot. S’kisha ndonjë dyshim që do fitonte pushteti, por s’ma priste mëndje që do merrte Tropojën dhe Kamzën, Shkodrën edhe e prisja”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post