Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson demokratët dhe se dorëheqja e tij ishte një tallje për opozitën.
E ftuar në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se ka ardhur momenti që në Partinë demokratike të zbatohet statuti i partisë dhe Berisha duhet të rimarrë konfirmimin nga demokratët.
“Përderisa Partia Demokratike ka një statut i cili e përcakton se në rastin se kryetari i partisë nuk ka arritur të përmbushë objektivat… Ky vit ka që një sfidë shumë e madhe për zotin Berisha, por edhe për të gjithë demokratët. Ka shumë arsye që e kanë dëmtuar rezultatin, por ne duhet të kuptojmë se disfata që pësoi partia demokratike ishte shumë e madhe.
Unë besoj se ka ardhur momenti që Partia Demokratike bashkë me zotin Berisha, duhet të reflektojë dhe të kuptojë se ka një statut që në momentin që ka një humbje të thellë të një force politike, sipas statutit të tanishëm që është firmosur nga anëtarët e Partisë Demokratike në 11 dhjetori, zoti Berisha duhet të marrë rikonfirmimin nga partia demokratike”,.-tha ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post