Pasi Sali Berisha e akuzoi se mori shpërblim prej 220 mijë eurosh nga Edi Rama, Enkelejd Alibeaj I është përgjigjur ish-kryeministrit.
Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se Berisha u bojkotua masivisht nga demokratët më 14 maj dhe kjo është arsyeja që vazhdon të hedhë llum dhe baltë, që t’i mbijetojë katastrofës elektorale.
Alibeaj dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së dhe shkruan se ky veprim është për të mirën e demokratëve. Sakaq, i kërkon edhe Berishës të largohet pasi dorëheqja e tij do të jetë çlirim për demokratët.
Alibeaj: Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt! Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..
Më herët, në një dalje për mediet Berisha e akuzoi Alibeajn se ka marrë një shpërblim prej 220 mijë eurosh nga Rama. Ai theksoi se Alibeaj dhe Basha janë larguar përfundimisht nga PD.
Diskutime rreth kësaj post