Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Theoharis Lalakos ndodhet në Shqipëri
Burime për mediat bëjnë me dije se sekretari është takuar me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në burg. Ata do të informohen lidhur me kushtet e burgimit si dhe gjendjen shëndetësore të Belerit dhe Pandeli Kokaveshit.
Takimi mes Lalakos dhe Belerit ka zgjatur për rreth 15 minuta dhe më pas zyrtari grek është larguar.
Arrestimi i Belerit u bë më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nga të cilat ai doli fitues. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”për Bashkinë e Himarës ra në prangat e policisë nën akuzën e shtiblerjes të votës, arrestim i cili solli reagime të forta edhe nga Athina zyrtare, të cilët që prej asaj dite kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Belerit.
Diskutime rreth kësaj post