I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ilir Demalia ka deklaruar se kandidimi i Fredi Belerit në Himaë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha është një tradhti kombëtare.
Ai tha se Meta dhe Berisha e kanë bërë të qëllimshme për hallet e tyre pasi u intereson ta përdorin Himarën për të krijuar trazira dhe për të destabilizuar vendin.
“Kjo që kanë bërë Ilir Meta dhe Sali Berisha me Himarën dhe emërimin e Belerit në krye të bashkisë është tradhti e hapur. Shqiptarët po të kenë pak ndjenje kombëtare, se mua s’më bëhet vonë për parti, duhet t’i marrin me shkelma dhe t’i zhdukin. Meta dhe Berisha kanë bërë tradhti kombëtare të qëllimshme për hallet e tyre, që të krijojnë trazira dhe ta përdorin Himarën për të destabilizuar vendin. Kjo ndodhi në një moment kur kemi luftën në Ukrainë dhe në Kosovë ku serbët duan të krijojnë enklava. Pikërisht këtë kanë dashur të bëjnë Meta dhe Berisha, të krijojnë një enklavë në Himarë. Turp për labët që e mbajnë veten patriotë që zgjodhën Belerin në Himarë. Rezultati ishte shumë i ngushtë dhe që të përforcohet akuza që Beleri ka blerë votat dhe ka bërë krim elektoral unë mendoj që zgjedhjet duhet të përsëriten në Himarë dhe ky duhet të ndëshkohet, pavarësisht presionit që bën Greqia. Turp për Greqinë që merret me një njëri të tillë.”, tha Demalia.
Diskutime rreth kësaj post