Që nga hyrja e tij në “Big Brother VIP 2” e deri më tani, Luiz Ejlli vijon të jetë një ndër personazhet më të komentuar momentalisht. Fituesi i këtij edicioni të reality show-t ishte mjaft i komentuar si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë, ku duhet thënë se i ka trazuar mjaft ujërat.
E një nga shumë situatat e përfolura ka qenë dhe “Instagram”-i i tij, që ka përfshirë shumë njerëz të afërt me të dhe jo vetëm.
Pak para se të përfundonte ky edicion i BB VIP, Kiara Tito, partnerja e tij, vendosi që të ‘përvishte mëngët’ dhe të merrte nën kontroll rrjetet sociale të të dashurit të saj.
Këtu përshihej hapja e një llogarie në “Instagram” në emrin e tij, e vetmja faqe zyrtare. Pas daljes nga shtëpia dhe triumfit të tij, Luiz Ejlli e mori vetë nën menaxhim rrjetin social dhe duke qenë herë pas here aktiv me postime të shumta.
Por diçka e papritur ka ndodhur së fundmi. Gjatë orëve të para të mëngjesit, profili i Luiz Ejllit është zhdukur sërish nga “Instagram”-i, duke i mërzitu shumë fansat e tij të shumtë dhe të zjarrtë.
Teksa askush nuk doli që të bënte një reagim në lidhje me këtë, vihet re se “Instagram”-i i këngëtarit të njohur është rikthyer sërish. Tani fansat po presin me padurim nëse do të ketë apo jo ndonjë reagim apo sqarim nga ana e tij.
Diskutime rreth kësaj post