Prokuroria e Posaçme sot pranoi kërkesën e bërë nga akuza e Vlorës, për kalimin për kompetencë të dosjes për Fredi Belerin. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për akuzën e blerjes së votave.
SPAK pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës dhe ka marrë në dorë çështjen e Fredi Belerit dhe mikut të tij, Pandeli Kokoveshi, gjithashtu i arrestuar.
Së fundmi janë zbardhur dhe të tjera përgjime që tregojnë që Beleri bashkë me bashkëpuntori Pandeli Kokaveshi, kanë tentuar të blejnë vota nga shtetasi A.R., i inflitruari i prokurorisë.
Nga dosja del se Kokaveshi ka pasur një takim me shtetasin me inicialet A.R. Kokaveshi kishte rolin e ndërmjetësit dhe blinte vota me 50 mijë lekë për Belerin.
“Ata janë takuar brenda në këtë lokal dhe janë ulur në një tavolinë dhe Kokaveshi i ka marrë shtetasit A.R telefonin dhe për arsye sigurie, bashkë me telefonin e tij, i ka lënë në banak. Ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi me inicialet A.R., i kishte dorëzuar më parë shtetasit Fredi Beleri dhe shtetasit Kokaveshi i ka thënë se katër persona nga lista i kishte kapur ai më parë dhe se mbeteshin vetëm 8 nga lista.
Më pas Kokaveshi i kja kërkuar shtetasit me inicialet A.R., që të shkonte me të në tualet dhe i ka dhënë shumën monetare në monedhë lekë shqiptare, ku pasi të dy i numëruan ishin 8 kartmonedha, prerje 50 mijë lekëshe secili, në total 40 mijë lekë të reja. Shtetasi me inicialet A.R., e ka pyetur se si do t’i ndante paratë, nga 50 mijë lekë secilit. Dhe ai ka pohuar që po. Shtetasi A.R., e ka pyetur nëse i ka dhënë ndonjë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të fliste prapë”, thuhet në dosjen hetimore, shkruan “Ballkan web”.
Kujtojmë që Fredi Beleri arriti të fitonte bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, me një numër të vogël votash nga kundështari i tij i PS.
Diskutime rreth kësaj post