Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në selinë blu, ku ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha.
Burime për media bëjnë me dije se Meta do të zhvillojë një takim “tet-a-tet” me Sali Berishën. Takimi ky që vjen vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve vendore, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i Berishës dhe Metës, humbën thellë.
Të dy liderët pas zgjedhjeve deklaruan se votat u ishin vjedhur dhe kjo ishte arsyeja e humbjes. Kujtojmë që Partia Socialiste në këto zgjedhje arriti të siguronte 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7 bashki.
Diskutime rreth kësaj post