Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Kostandina Kamitsi ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës, aty ku ndodhet Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhje e 14 Majit.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat.
Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin.
Reagime këto që nuk pritën mirë nga pala jonë, pasi arrestimi i Belerit mbështetet në prova të qarta dhe të pakontestueshme.
Ministrja Olta Xhaçka bëri thirrje që miqtë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post