Një deklaratë e Zhaklin Lekatarit në rrjetet sociale është bërë shumë virale së fundmi në rrjet dhe është kundërshtuar nga disa personazhe të njohur të ekranit.
Lekatari shkruante në një postim se ‘është e sigurt në Serbi se nuk ka shqipe’.
Së fundmi një koment e ka edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma, e cila ka ripostuar në “Instagram” foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:
“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë”.
E nuk mbaron me kaq statusi i artistes. Vesa ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar. Mbi foto ajo ka shkruar:
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.
Diskutime rreth kësaj post