Kohë më parë në rrjet u përfol se Meridian Ramçaj i prishi Luiz Ejllit kontratën 200 mijë euroshe me kompaninë e pijes “Golden Eagle”.
Kompania deklaroi publikisht asokohe se pasi të dilte nga BBV, Luizi do të bëhej ambasador i kësaj pije.
Megjithatë diçka e tillë duket se nuk ka për të ndodhur, pasi Luizi u pa shpesh t’i bënte reklamë pijes serbe që produksioni futi në BBV, me sugjerim të Meridianit.
Mirëpo teksa e gjithë kjo ishte vetëm një aludim, Luizi i ka përforcuar zërat me veprimin e fundit.
Këngëtari ka vendosur që të heqë nga lista e ndjekësve në Instagram pikërisht Meridian Ramçajn, personazh i cili hiqej si një mik mjaft i afërt i Luizit, duke lënë të kuptohet se në “prapaskenë” ka patur debate mes tyre.
Jo vetëm kaq por Luizi nuk u pa kurrë pranë Meridianit pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Luizi ka bërë “unfollow” gjithashtu edhe dy miqtë e tij të vjetër, Jonin dhe Marion.
Diskutime rreth kësaj post