Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se humbja e opozitës erdhi ngaqë opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta përballë Ramës që e cilësonin autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie dhe iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional, duke mos kërkuar vota të elektoratit gri.
“Politika është arti i parashikimit. Ti nuk duhet ta vësh dorën në zjarr që ta kuptosh që ajo të djeg. Në këto 24 orë pasi u hapën kutitë e votimit, opozita dhe z. Berisha janë të mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia, pra e dinte që do të humbiste, por jo në këto përmasa, sepse në garë kishte hyrë me një tjetër tipologji nga ajo që ne mendonim.
Shikoni fjalorin që ai përdori: makineri elektorale, narkoshteti, industri e krimit, oligarkë, farsë, krim shtetëror, krim ordiner.
Gjatë fushatës nuk u fol për këto dhe se cila do të ishte përgjigjia. Gabimi kryesor ishte se në këtë ndeshje përballë një njeriu që e cilësojnë autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie tjetër. Qoftë edhe me zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë me Primaret, ata iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional dhe nuk e çuan këmbën një hap përtej atij gardhi, vetëm për të siguruar sinoret e vjetra”-tha Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post