Kryebashkiaku i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, është shprehur i bindur për një fitore të thellë në zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme.
Komentet Spahia i bëri gjatë një interviste për mediat, ku ftoi qytetarët e Shkodrës për të parë drejt një 4-vjeçari të suksesshëm.
Spahia falenderoi të gjithë mbështetësit, komisionerët dhe numëruesit që do të ndjekin procesin.
“Dëshiroj të falenderoj nga zemra të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët e angazhuar sot në këtë proces zgjedhor. Dëshiroj të falenderoj edhe gjithë trupën e numëruesave. Kam bindjen absolute se do t’i japim me përkushtim vlerën që i takon çdo vote të qytetarëve shkodran. Dua t’i garantoj që vota e tyre do të jetë e përkthyer në përkushtim për zhvillimin e Shkodrës. Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse, prandaj i ftoj qytetarët tanë të shohin për një 4 vjeçar të suksesshëm”, u shpreh Spahia.
Diskutime rreth kësaj post