Një aksident është shënuar pasditen e sotme, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, ku një automjet top Benz është përplasur me një motomjet.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Ndërkohë, shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale
Njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post