Në zgjedhjet vendore që po mbahen ditën e sotme, duket se do të ushtrojnë të drejtën e votës edhe emigrantët të cilët kanë ardhur nga jashtë dhe u janë drejtuar qarqeve ku po kryhet procesi i votimit.
Mësohet se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës, ka pasur 4452 hyrje nga jashtë dhe 1400 dalje nga vendi ynë.
Gjatë paradites, pjesëmarrrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë, por numri i personave që do të ushtrojnë të drejtën e votës pritet të rriten nga pasditja rreth orës 19:00.
Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë.
3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë.
Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik.
Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.
Diskutime rreth kësaj post