Jam sot para jush për të falënderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende, të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin.
Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme.
Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit, e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.
Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.
Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.
Së fundi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces.
Ajo sot është më e fuqishme se kurrë.
Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare.
Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë.
Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë.
Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën.
Faleminderit!
Diskutime rreth kësaj post