Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foton e “bexhit” të saj si vëzhguese në zgjedhjet e 14 Majit në vend, Kim thekson se “është thelbësore të respektohen ligjet për zgjedhjet, ku përfshihet edhe shit-blerja e votës”.
Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha Kim.
Diskutime rreth kësaj post