Në Rrugën “Naftëtari” në hyrje të qytetit të Kuçovës, ka ndodhur një incident parazgjedhor, ku dyshohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i shoqëruar nga 4 persona të tjerë, kanë hyrë në një subjekt privat, tip bar kafe, dhe ka ofenduar disa të pranishëm aty.
Nuk ka patur konflikt fizik, por vetëm verbal,e në komisariat janë shoqëruar 4 personat e ofenduar për të dhënë dëshmi, ndërsa “agresorët” pritet të identifikohen shumë shpejt.
Edhe në Ersekë ka pas një incident.
Është marrë një informacion që në Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe para.
Përfaqësues të BF kanë shkuar në zonë dhe përplasen në fshatin Qinam.
Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve.
Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i Ps Aldo Xhelili.
Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.
Diskutime rreth kësaj post