Ky është momenti kur patrulla e Policisë, shoqëron kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Belerin pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Vlorës.
Mediat raportojnë se Beleri do të shoqërohet fillimisht në komisariatin e Vlorës, e më pas do të sillet drejt Tiranës.
Ndërsa furgoni me Belerin ishin duke u nisur, të afërmit që qëndronin në pritje, brohoritën: “Do të fitojmë”!
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, është lënë ditën e sotme në ‘arrest me burg’ nga gjykata e Vlorës.
Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin.
Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.
Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër.
Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.
Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.
Sipas policisë, hetimet nisën katër ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.
Diskutime rreth kësaj post