Fansat e Eurovisionit janë sot në ethe, pasi mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest, pjesë e finales është edhe Shqipëria, e cila u kualifikua e para me këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilët ndezën skenën në natën e gjysmë finales.
Ata dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe, në Liverpool.
Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi.
Në “Instagram”, “Tik-Tok”, apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime, duke kryesuar.
Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës, që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës.
Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës, me një këngë etno-pop që i kaloi dy pengesat, gjysmëfinalet e para, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest ishte në tërësi më e qetë se e para. Në një kohë që të martën gati në secilën këngë-performancë kishte “act party”, të enjten dolën më shumë solistë në skenë pa bujë, të mbështetur vetëm nga efektet e dritave.
37 vende shkuan në Liverpool për një nga showt më të mëdhenj të muzikës në botë.
Motoja e këtij viti “United by music” – edhe skena simbolizon një përqafim.
Diskutime rreth kësaj post