Erion Veliaj ka folur sot për artistët që kanë dalë ta mbështesin në këtë fushatë zgjedhore. Ai është shprehur se ata artistë janë miqtë e tij dhe ai nuk i ka joshur me para, por me të vërtetë e vlerësojnë punën e tij.
Mirëpo, Erion Veliaj harron që doli zbuluar dhe se Noizyt i ka paguar 50 milionë lekë për të mbajtur një koncert, që ishte me bileta.
Pra Veliaj, i ka bërë Noizyt qokën dy herë, duke e pasuruar me shifra të frikshme teksa ky i fundit ia ka kthyer me mbështetje në rrjete sociale, por jo vetëm.
Ndër të tjera, Veliaj u ka qarë hallin artistëve, pasi ata për mbështetjen që kanë shfaqur kanë marrë shumë sulme. Lali Lekut i ka ardhur keq që shqptarët kanë komentuar veprimet e Oltës, Luizit dhe Çiljetës.
Ai është shprehur:
E keni parë si iu sulën Luizit dhe Oltës. E patë si sulmuan Çiljetën që ka një fëmijë dhe i pëlqen parku i Liqenit.
Diskutime rreth kësaj post