Albina Kelmendi dhe familja e saj shkëlqyen mbrëmë në skenën e Eurovizionit. Kënga e tyre “Duje” kaloi e para për në finale, pasi mori votat e maksimale nga juria dhe publiku.
Por duket se kënga dhe interpretimi nuk kanë arritur të fitojnë simpatinë e të gjithëve…
Madje e përditshmja britanike The Times e ka “kryqëzuar” këngën, duke e konsideruar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber.
“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times, që e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshme, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.
Diskutime rreth kësaj post