Nënkalimi te sheshi Skënderbej është zotimi i dytë madhor i Belind Këlliçit, pas urbanit falas. Projekti me vlerë 4.5 mln euro, sipas Këlliçit do të ndërtohet, pasi qytetarët të kenë bërë ndryshimin në 14 Maj.
Ai tha se një përdorues makine do të kursejë 100 mijë lekë në muaj nga çlirimi i trafikut me 60% në zemër të Tiranës.
“Asnjë ekspert, asnjë inxhinier, asnjë arkitekt deri tani s’ka dalë ta rrëzojë këtë projekt, se nuk e rrëzojnë dot. Ky projekt do të bëhet realitet pas 14 Majit. Pikë së pari për të çliruar trafikun në zemër të Tiranës me 60%. Çdo përdorues makine në Tiranë humbet 28 minuta në trafik në ditë, 1.5-1.7 litra naftë karburant, 100 mijë lekë në muaj për shkak të trafikut. Ne do t’i kursejmë 100 mijë lekë në muaj duke çliruar trafikun. Vetëm kjo ndërhyrje duke bashkuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin Zogu I do të bëjë të mundur që në Tiranë të kursehen 9 mijë litra karburant dhe 5 mijë km trafik për gjithë Tiranën. Pra, duke e çliruar valë-valë nga zemra e Tiranës me 60% e në të gjithë Tiranën, duke pastruar ajrin dhe jo duke e ndotur”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post