Pas disa kërcënimeve radhazi të Edi Ramës, policia ka arrestuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Bejleri.
Ndalimi i Belerit është bërë teksa dilte nga një restorant në shëtitoren e Himarës. Urdhri për ndalimin e tij është bërë me urdhër të SPAK, pasi janë ngritur akuza për blerje të votave.
Ai është shoqëruar për në ambientet e DVP Vlorë.
Të shtunën, Edi Rama hodhi akuza dhe fyerje ndaj Belerit, duke e quajtur injorant dhe analfabet që del dhe mashtron në takimet e fushatës.
Ndërsa në mitingun përmbyllës në Tiranë, Rama tha se Beleri ka bërë deklarata përçarëse se do të helenizojë Himarën.
Po ashtu Rama përmendi emrat e dy personave të tjerë, Spiro Kola dhe Napolon Çakalli se kërcënojnë emigrantët shqiptarë në Greqi me djegien e dokumenteve nëse nuk votojnë Fredi Belerin.
Pas këtyre qëndrimeve të njëpasnjëshme të Edi Ramës, SPAK ka urdhëruar ndalimin e Belerit. Ndërsa mbetet për t’u parë vërtetësia e akuzave për blerje votash.
Diskutime rreth kësaj post