Kryeministri Edi Rama ka treguar ne emisionin “Opinion” rezultatin që ai parashikon për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Rama tha se sipas anketimeve të bëra nga PS, rezulton se më 14 maj socialistët fitojnë 49 ose 50 bashki.
Kreu i qeverisë tha se për 11 bashki të vogla që mbeten, janë të diskutueshme mes PS dhe opozitës.
“Ne bëjmë anketime që para shumë kohësh. Sot në Shqipëri janë të mbyllura, fitore e PS, 49-50 bashki. Nuk ka asnjë garë në Shqipëri sot që është e mbyllur për ata, është e hapur. Unë po flas se çfarë ne parashikojmë nga anketimet. Dështim do të ishte nëse do të fitonin ata. Nëse flasim për bashki të madha apo të vogla, atëherë këtë 11 që ngelen të hapura, bëhet fjalë për bashki të vogla jo të mëdha”,-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post