Përmes një komunikimi në aplikacionin “Telegram” me një numër Anglez i regjistruar në emër të kryebashkiakut të Tiranës, babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe i shpalluri në kërkim Florian Gjergji, kanë tentuar t’i marrin 100 mijë euro përmes mashtrimit, biznesmenit të fushës së ndërtimit R.G në Tiranë.
Mesazhi i dërguar në Telegram është “… Lali jam, e di si e kam situatën në këtë kohë, a ke mundësi për 100…?”
Menjëherë pas këtij mesazhi biznesmeni R.G, ka kuptuar se nuk kishte të bënte me një komunikimin dhe kërkesë nga Erion Veliaj, por nga persona të tjerë të paidentifikuar prej tij.
Nisur nga kjo situatë, ai ka vendosur që rastin ta denoncojë në polici, duke bashkëpunuar me organet hetimore.
Në vijim të kësaj lëvizje, biznesmeni R.G, i ka kthyer po në rrjetin Telegram personit me numër anglez, duke i pohuar se: “…nuk kam 100, por 70 të bëjnë punë…?”
Diskutime rreth kësaj post