Tefta Malaj, bashkëshortja e Taulant Malajt, i cili dy ditë më parë vrau me thikë vajzën e tij 16 vjeçare dhe fqinjin italian Massimo De Santis, ka rrëfyer për krimin makabër.
Nga krevati i spitalit në Itali, aty ku ndodhet prej dy ditësh, Tefta ka treguar se fillimisht autori donte të therrte djalin e tyre të vogël, 5 vjeç. Më pas ai plagosi atë dhe qëlloi për vdekje vajzën e tyre 16-vjeçare.
Ajo tregon se gjatë momentit që Taulant Malaj qëllonte vajzën me thikë filmonte me telefon dhe bisedonte me një person, i cili sipas gruas është bashkëpuntori i tij.
“Me thikë në dorë erdhi mori djalin, do therrte djalin. Edhe unë i dola djalit për ta shëptuar, shpëtova djalin, pastaj më qëlloi mua me thikë. Nuk e di as vetë sa goditje kam. Na godiste dhe filmonte. Vajza dëgjoi zhurmë dhe doli, vajzën nuk e ka dashur. Kur të shërohem do ja nxjerr. Jo vajza ishte në kuzhinë shtrirë ai vajti ju fut akoma me shkelma dhe thikë. Ai ka ushtruar dhunë
Falje të këkrojë ai për çfarë ka bërë jo unë. Jo nuk ka pasur divorc. Po jemi zënë para një viti dhe ai është larguar nga banesa. Mendova se do të ndryshonte. I kam thënë që të kurohej.
Mund të ketë patur bashkëpuntore pasi fliste me dikë bënte foto, unë kam frik për djalin se është në rrezik, sepse e shikoja që kishte edhe një bashkëpuntor tjetër. Po dëgjoja kur më plagosi që i thoshte dikujt shiko çfarë bëra. Ka pasur momente që edhe më herët merrte thika na i drejtonte, nuk e kam denoncuar për fëmijët. Nuk është shprehur asnjëherë për tradhti, nuk më ka akuzuar”, tregoi ajo për emisionin “Me zemër të hapur”.
Diskutime rreth kësaj post