Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku është shprehur se është mik me 36 banorët që kanë qenë pjesë e “Big Brother VIP”.
Gjithashtu ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri shtoi se ka qenë ‘i vetmi lojtar që ka nxitur banorët e tjerë’.
Nga ana tjetër, Bledi është pyetur edhe në lidhje me Kiara Titon dhe ai u shpreh:
“Kiara mbetet ajo që kam njohur gjithmonë”.
Ndërsa për Luiz Ejllin, gazetari u shpreh se ai ka qenë promotori i tij.
“I kam thënë të shkruaj kenë. I kam thënë Luizit bëhu si Niko Peleshi për Shkodrën, që e promovon”, përfundoi Bledi.
Diskutime rreth kësaj post