Amos Zaharia dhe Dea Mishel ishin dy ndër banoërt të cilët u komentuan goxha për raportin e tyre të ngushtë që krijuan gjatë qëndrimit në BigBrother VIP. Madje ata u panë aq të afërt saqë u aludua se mes tyre mund të ndizej dhe ndonjë romancë.
E tashmë që Big Brother VIP, mbaroi dyshja janë takuar sërish me njëri-tjetrin gjatë natës finale por nuk kanë biseduar gjatë. Këtë gjë e tregoi vetë aktori i cili gjatë një interviste për “Revistën Class” u shpreh se do i lërë pak kohë që blogerja ta marrë veten pas daljes.
“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten.”– tha ai.
I pyetur sesi e përballoi gjuhën e urrejtjes pas daljes nga “Big Brother VIP”, ish banori tha: “Ishte e tmerrshme(dalja ime). Por tani jam shumë mirë. Ishte pak e vështirë se kalova nga një traumë në realitet. Nuk e prisja kurrë që do kishte këtë impakt dhe vëmendje…disa gjëra për shembull që për mua kanë qenë shaka e momentit. Megjithatë ja ku jemi, çdo gjë ka kaluar.”
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Amos nuk ka pasur një fort të mirë më Luizin, ku shpesh herë kanë pasur dhe përplasje të forta mes njëri-tjetrit. Por së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video e aktorit ku takohet me këngëtarin. I pyetur rreth kësaj, ish-banori u përgjigj:
“Patjetër që u takuam sepse në fund të ditës unë nuk i kam bërë asgjë, dhe as ai nuk më ka bërë gjë mua. U përqafuam, u uruam. Më tha ‘Mos u mërzit’, i thashë ‘Nuk mërzitem, më bëhet qejfi për ty’.”
Diskutime rreth kësaj post