Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliuaj ka deklaruar se sot Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.
Deklaratat, Veliaj i ka bërë pas daljes nga GJKKO, ku ai bëri një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha me akuzën e shpifjes.
Kujtojmë që Berisha e ka akuzuar Erion Veliajn për lidhjet me Iranin.
“Sot gjykata vendosi që më 19 maj në orën 10:00 Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për shoqërim të detyrueshëm dhe policisë do ti shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën si të gjithë qytetarët e tjerë që të shkojnë në gjykatë dhe të provojë akuzat”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post