Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe që sipas saj, drejtohen nga “patronazhisti drejtor i Pallatit të Kulturës në Lezhë” për administratën.
Në mesazhet e publikuara administratës, i bëhet thirrje që të marrë pjesë në takimin elektoral që do zhvillojë kryeministri Rama ditën e sotme, me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.
Pjesëmarrësve në takim u udhëzohet që të duartrokasin pas çdo fjale të Pjerin Ndreut, duke thërritur “PJE-RI-NI,PJE-RI-NI”, ndërsa fjala e kryeministrit udhëzohet të shoqërohet me thirrjet “EDI-EDI-EDI” si edhe me duartrokitje pas çdo fjalie.
Metaliaj i cilësoi këto mesazhe si tallje dhe arrogancë të rilindjes ndaj qytetarëve që sipas saj, trajtohen si dele në këtë mënyrë.,
Diskutime rreth kësaj post