Një rast dhune dyshohet se është shënuar sot në mesditë në kryeqytet, ku sipas informacioneve për JOQ, raportohet se një oficer policie është konfliktuar me një shofer në zonën e Medresesë.
Në pamjet e publikuara shihet qytetari i gjakosur, ndërkohë bazuar në dëshmitë e qytetarëve të cilët ishin prezent në momentin e ngjarjes, thuhet se efektivi i Policisë kishte goditur shoferin me tabelë.
Sipas të njëjtave burime mësohet se ngjarja, ka ndodhur në prezencë të familjarëve të shoferit, i cili ndodhej në automjet me bashkëshorten dhe fëmijën e vogël.
Diskutime rreth kësaj post