Erion Veliaj, është përpjekur të përdorë për fushatë, dasmën e Luiz Ejllit, një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, pak para se Ejllin ta lëshonin nga “kafazi” i artë i BBV ku qëndronte prej katër muajsh.
Veliaj nuk e humbi rastin për pak propagandë, duke qenë se jemi drejt fundit të fushatës elektorale.
Por në përpjekje për ta bërë sa më të fuqishme propagandën dhe mashtrimin, ka thënë një nga budallallëqet më të mëdha në historinë e televizionit në Shqipëri, që edhe Luizin, të cilit nuk i mungojnë kurrë batutat, e la pa fjalë.
Kryebashkiaku deklaroi se natën pastron kanale dhe u shfaq i lumtur që këtë të shtunë e kishte marrë pushim, sepse do të martonte Luizin në tarracë dhe i kishte shpëtuar kanaleve.
Luiz Ejlli: “Ju kam ba’ me nejt’ deri vonë, por…”.
Erion Veliaj: “Jo more, ne këtë punë kemi! Unë do isha duke pastru’ kanale, më mirë të të martoj ty (qesh)”.
Luiz Ejlli: “(Heshtje)”.
Diskutime rreth kësaj post