Policia e Kavajës është në kërkim të një 22-vjeçarje, e cila ditën e djeshme braktisti foshnjen e saj në plazhin e Golemit.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Uniformat blu, kanë referuar materialet në Prokurori pët shtetasen D.S.
Njoftimi i policisë:
“Kavajë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post