Dea Mishel dhe Efi Dhedhes, i kanë dhënë një përqafim njëra-tjetrës pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, dy ish-banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, janë pyetur nga Top Albania Radio, se si ndihen që edhe këtë vit në finale kokë më kokë janë dy djem.
Dea u shpreh se i vjen pak inat, ndërsa Efi nga ana tjetër tha se nuk e ka aspak problem.
Teksa Dea shtoi s’e do ishte bukur dy goca në finale’, Efi ia pret: “Prit se do i marrësh vesh gjërat”.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Si ndiheni që Shqipëria edhe njëherë dështoi në dërgimin, në pikën më finale të dy vajzave kaq të forta sa ju?
Dea: “Na vjen pak inat me thënë të drejtën, që të paktën të ishte një djalë një vajzë aty”.
Efi:“ Unë me thënë të drejtën nuk po e kam problem fare. Çfarë të mira e desha e mora nga ky Big Brother, nuk ka problem. Fitoftë më i miri dhe dihet kush është, Luiz Ejlli”.
Dea: “Të ishte dy goca do ishte më mirë”.
Efi: “Prit se do i marrësh vesh mbrapa gjërat”.
Diskutime rreth kësaj post