Pasi Luizi fitoi edicionin e dytë të ‘Big Brother Vip’, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove, ka dhënë bashkë me Kiarën një intervistë.
I pyetur nga Top Albania Radio për eksperiencën e tij në ‘BBV’, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka.
Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes, duke treguar se ka partneren më të bukur në botë.
Kiara tha se gjëra të bukura i presin, ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera.
Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi.
Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi”.
Diskutime rreth kësaj post