Dhoma e surprizave është shndërruar në një kafene për Efin. Një kafene jo e zakonshme, por kafenenë e prindërve të saj.
Rrëfimi i Efit ka qënë shumë prekës dhe ka sjellë emocione dhe lot te banorët dhe publiku gjithashtu.
Efi u shpreh se për të ka qënë emocion i papërshkrueeshëm hyrja në shtëpinë e Big Brother.
Ajo tha se Big Brother ka qënë një fillim i bukur, një fillim i ri.
Nuk mungoi as rrëfimi i saj për raportin me Luizin dhe Kiarën, duke nisur që nga fillimi i miqësisë me ta deri te zënkat gjatë javëve të fundit.
Për të momenti më i bukur ishte kur emri i saj u përmend si finaliste.
Efi: Jam munduar shumë të jem krahe për prindërit e mi, që tja dilnin mos të lodheshn kaq shumë. Lokali u mbyll shumë shpejt. Më prek fakti që jam këtu dhe ja dola, e do jem unë krahë për ta. Jam shumë falenderuese për ftesën tuaj, ja dola. Arritja më e madhe është ajo që ata janë krenarë për mua.
Diskutime rreth kësaj post