Shkruan: Ylber Pilku
BBVIP Albania kësaj radhe nuk na la indiferent as neve që zakonisht jemi “imunë” ndaj emisioneve reality-show.
Mania ishte e përgjithshme, shmangia nga kjo mani ishte e pamundur.
E neve që më tepër na interesojnë zhvillimet politike, se sa show biz dhe reality shows, duke përcjellë BB VIP nuk kish se si të mos bëjmë ndonjëherë paralele mes raporteve në këtë shou dhe raporteve mes politikanëve.
Sa i përket këtyre raporteve, do të bëj një krahasim të raportit mes Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt.
Por është e vështirë të bëhet krahasim me një çift të vetëm të Big Brother.
Sepse raportet e tyre herë janë si të Fifit e Granitit, e herë si të Kiarës me Luizin. Herë urrehen mes veti, por më tepër dashurojnë njëri tjetrin. Mendoj se kur tregojnë urretje ndaj njëri tjetrit vetëm aktrojnë para opinionit, kurse raportet e tyre të vërteta janë si të Luzit dhe Kiarës kur mbulohen me jorgan.
Mirëpo jeta reale nuk është shou Big Brother, e këtë e dinë më së miri shqiptarët.
“Luizi dhe Kiara” nga realiteti ynë nuk janë të butë e të sinqertë, sikurse Luizi e Kiara nga BB VIP.
Të parët e lartëpërmendur luajnë me fatin e shqiptarëve, duke i varfēruar me afera të ndryshme korruptive, e duke u bë premtime të rrejshme se pas zgjedhjeve Shqipëria do të bëhet parajsë.
Diskutime rreth kësaj post