Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha në një intervistë për Euronews Albania se Enkelejd Alibeaj nuk do të marrë asnjë bashki në zgjedhjet e 14 majit.
Dyshimet e tij ishin vetëm në Mallakastër, ku aty mund të ketë një shans Alibeaj. Përveçse në Mallakastër, në asnjë qytet tjetër, siç parashikon Sula.
“Për mos të thënë 0, po them 0.5. Vetëm aty dyshoj, në Mallakastër. Vetëm aty mund të ketë një shans, te të tjerat 0, të garantoj për këtë dhe mbaje mend sa keq është kjo punë. Distancimi im ka qenë për një arsye shumë të thjeshtë sepse, më falni për modestinë, por jam i vetmi deputet parlamentar i opozitës në grupin parlamentar që kam thënë pas 30 prillit kur zoti Berisha bëri kuvendin dhe Komisioni i Rithemelimit kishte dhe firmën dhe logon e Partisë Demokratike, i kam kërkuar, 2 rrugë kemi iu kam thënë, zotit Alibeaj dhe të gjithëve.
Zotërinj, ne ose do të ngremë një gjë tonën, Partinë Demokratike, pa firmë, pa logo, pa sigël dhe të futemi në zgjedhjet vendore si një forcë politike alternative. Argumenti i Alibeajt dhe i disa të tjerëve aty brenda ishte që ne të mos përçajmë demokratët dhe u la një gjë zvarrë,” – u shpreh Sula.
Diskutime rreth kësaj post