Temperaturat arrijnë në 30 gradë celcius, parashikimi i motit për fundjavën. Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë I forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 8/24 °C
Në zonat ulëta 12/30 °C
Në zonat bregdetare 14/27 °C
Ditën e Dielë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet me alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiue shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13/25 °C
Në zonat ulëta 12/28 °C
Në zonat bregdetare 16/26 °C
Diskutime rreth kësaj post